Kosova sot ka pranuar 515, 970 doza të vaksinës Pfizer të siguruar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në ceremoninë e pranimit të vaksinave, deklaroi se SHBA mbetet aleate e Kosovës, transmeton Telegrafi.
“Në muajin mars të 2021, kur pandemia përbente kërcënim serioz për të gjithë globin, i jam drejtuar presidentit Joe Biden, me kërkesë për të na ndihmuar me vaksina, në kohën kur kishim 0 vaksina, ishte situatë e ndjeshme. Ndërkohë që numrat rriteshin, angazhimi ynë por zemërgjerësia e miqve tanë bëri që të sigurojmë vaksina që të shpëtojmë jetë. Sikurse në vitin 1999 SHBA u dëshmua krahë nesh, atëherë na shpëtuan nga lufta, ndërsa tani nga të gjitha variantet e COVID-19. SHBA mbetet aleate e Kosovës”, pohoi ajo.
Ndërsa, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, falënderoi SHBA-në për ndihmën e dhënë.
“Dita e sotme është moment i rëndësishëm për të kujtuar se përkundër humbjeve të madhe që ka shkaktuar pandemia, ka zbuluar vlerat e mëdha që kanë populli siç është solidariteti”, deklaroi ai.
Ministri pohoi se vetëm të vaksinuar mund t’i kthehemi normalitetit. /Telegrafi/