Një ditë pasi Uashingtoni shkëmbeu tregtarin e dënuar të armëve Viktor Bout me yllin e WNBA Brittney Griner, Shtëpia e Bardhë ka thënë se Shtetet e Bashkuara do të punojnë me Rusinë për të fituar lirimin e Paul Whelan, i cili është burgosur për gati katër vjet, shkruan Al jazeera, përcjell Fol Drejt.
John Kirby, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, u tha gazetarëve në përgjigje të komentit të presidentit rus Vladimir Putin se shkëmbimet e mëtejshme të të burgosurve janë të mundshme: “Ne do të punojmë në mënyrë aktive përmes këtyre kanaleve për ta sjellë Paulin në shtëpi”.
Ai tha se “veprimet, jo fjalët” kanë rëndësi. /FolDrejt/