Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit Ned Price tha se SHBA-të mbështesin hyrjen e shpejtë të Finlandës dhe Suedisë në NATO, pasi Helsinki njoftoi se bisedimet trepalëshe me Turqinë mbi kërkesën e Finlandës dhe Suedisë për t’u bashkuar me aleancën ushtarake u pezulluan.
Price u pyet vazhdimisht në konferencën për shtyp në lidhje me pozicionin e Uashingtonit për pranimin e Finlandës pa Suedinë, por nuk pranoi të komentojë mbi atë që ai e quajti një “hipotetike” dhe jo një “çështje aktuale”.