Presidenti amerikan, Joe Biden ka nënshkruar për një investim prej 280 miliardë dollarësh që do t’i shkojnë prodhimit të teknologjisë së lartë.
Investimet përfshijnë ulje tatimore për kompanitë që ndërtojnë fabrika të prodhimit të çipave kompjuterikë në SHBA.
Grupet e biznesit kanë kërkuar prej kohësh më shumë mbështetje nga qeveria duke përmendur nevojnë për të reduktuar varësinë nga Kina.
Një mungesë globale e mikroçipave rriti urgjencën e thirrjeve të tyre.
Demokrati i lartë i Senatit, Chuck Schumer ka thënë se projektligji ishte një ndryshues i lojës që do të siguronte udhëheqjen dhe prosporitetin amerikan në shekullin e ardhshëm.
SHBA-të aktualisht prodhojnë afërsisht 10% të furnizimit global të gjysmëpërçuesve të cilët janë çelësi për gjithçka, nga makinat tek telefonat celularë, nga gati 40% në 1990.
BE këtë pranverë ka thënë se do të angazhojë më shumë se 40 miliardë euro për të rritur prodhimin e çipave kompjuterikë, ndërsa Kina gjithashtu ka rritur investimet në shkencë dhe teknologji./21Media