Me ngritjen e 100 balonave me ngjyra dhe forma të ndryshme në orët e para të mëngjesit të së premtes ka nisur për herë të 39-të këtë vit në qytetin Readington “Lottery Festival of Ballooning”.
Në shtetin New Jersey të SHBA-së të premten ka filluar festivali më i madh i balonave në vend, duke ofruar pamje shumëngjyrëshe, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Me ngritjen e 100 balonave me ngjyra dhe forma të ndryshme në orët e para të mëngjesit të së premtes ka nisur për herë të 39-të këtë vit në qytetin Readington “Lottery Festival of Ballooning”.
I mbajtur në aeroportin Solberg, i cili përdoret për aeroplanë të vegjël, festivali pret mijëra entuziastë të argëtimit dhe natyrës me pjesëmarrës nga shtetet fqinje, ndërkaq, balonat me simbole të personazheve vizatimore po tërheqin veçanërisht vëmendjen e fëmijëve.
Gjatë festivalit, që do të vazhdojë për tri ditë, qindra balonë do ta zbukurojnë qiellin e New Jersey-t nga dy herë në ditë.
Në festival, i cili do të vazhdojë deri të dielën në mbrëmje, organizohen gjithashtu koncerte muzikore, shfaqje komedish, akrobatësh dhe fishekzjarresh, parqe argëtimi, gara argëtuese, si dhe do të shfaqen produkte të punuara me dorë të qindra zejtarëve dhe gatime nga kultura të ndryshme./FolDrejt/