Pesë persona u vranë, duke përfshirë një fëmijë tetë vjeç, kur një burrë në shtetin amerikan të Teksasit qëlloi me pushkë fqinjët e tij pasi ata i kërkuan që të ndalonte të gjuante plumba në oborrin e tyre sepse po përpiqeshin të flinin, tha sot.
Sherifi i Qarkut San Jacinto, Greg Capers tha se autoritetet janë ende në kërkim të të dyshuarit 39-vjeçar pas të shtënave që ndodhën gjatë natës në qytetin e Cleveland, rreth 45 milje në veri të Hjustonit, raportoi AP, përcjell Fol Drejt.
Kapersi deklaroi se në shtëpi ndodheshin 10 persona dhe se askush tjetër nuk u lëndua./FolDrejt/