Ekipet e shpëtimit nxjerren tetë persona nga një ndërtesë apartamentesh e shembur pjesërisht në Davenport, Iowa, thanë autoritetet lokale.
Zjarrëfikësit kanë deklaruar se nuk dihet nëse ka persona të tjerë të zhdukur dhe për momentin nuk raportohet për viktima, raporton Zëri i Amerikës.
“Kur ndodh diçka e tillë, kur ndodh një tragjedi, ekipet tona të urgjencës shkojnë menjëherë në punë dhe unë nuk mund t’i falënderoj sa duhet”, tha kryetari i bashkisë së Davenport, Mike Mattson, transmeton Fol Drejt.