Shefi i zjarrfikësve në Andover, Chad Russell tha në një konferencë shtypi se tre persona u plagosën në kontenë Sedwick, duke përfshirë një grua që u plagos rëndë, por se nuk u gjetën lëndime në kontenë Butler dhe se një vlerësim shtesë do të bëhet më vonë.
Tornado, që kaloi sot nëpër pjesë të shtetit amerikan të Kansasit, dëmtoi disa ndërtesa dhe plagosi disa njerëz, ndërsa më shumë se 6500 familje mbetën pa energji elektrike, njoftuan autoritetet, shkruan AP, përcjell Fol Drejt.
Autoritetet njoftuan se stuhia preku pjesë të Wichita dhe Andover dhe se 50 deri në 100 ndërtesa u dëmtuan dhe se disa shtëpi në disa pjesë të qytetit u shkatërruan plotësisht./FolDrejt/