SHBA dhe Rusia së shpejti do të diskutojnë rifillimin e inspektimeve të pezulluara të kontrollit të armëve bërthamore, të cilat u ndaluan gjatë pandemisë së virusit korona dhe u pezulluan plotësisht pas pushtimit rus të Ukrainës, njoftoi Departamenti i Shtetit.
Takimi i të ashtuquajturit Komisioni Konsultativ Bilateral do të jetë i pari në më shumë se një vit dhe do të synojë të tregojë se të dy vendet mbeten të përkushtuara për kontrollin e armëve dhe mbajtjen e linjave të komunikimit të hapura pavarësisht dallimeve të tjera.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price tha se bisedimet për inspektimet do të zhvillohen “në të ardhmen e afërt”, në përputhje me kushtet e traktatit të ri START dhe nuk do të përfshijnë asnjë diskutim për konfliktin në Ukrainë, raporton AP, transmeton Fol Drejt.