SHBA njoftoi një pako të re të armatimit për Ukrainën me vlerë mbi 2 miliardë dollarë, duke përfshirë për herë të parë raketat me rreze të gjatë HIMARS të kërkuara nga Kievi.
Pakoja e re e ndihmës ushtarake përfshin raketat me rreze të gjatë veprimi dhe me precizitet të drejtuar për sistemin HIMARS, si dhe raketa konvencionale të dërguara më parë në Ukrainë, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Në një deklaratë, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se pakoja përfshin gjithashtu armë të mbrojtjes ajrore dhe armë kundër dronëve, automjete të blinduara të këmbësorisë, raketa antitank Javelin dhe municion artilerie.
“SHBA gjithashtu vazhdojnë të inkurajojë botën për të mbështetur Ukrainën. Ne kemi parë solidaritet të jashtëzakonshëm nga aleatët dhe partnerët tanë”, tha Blinken në një deklaratë.
“Ne përshëndesim më shumë se 50 vendet që janë bashkuar në solidaritet me Ukrainën, përderisa ajo mbron sovranitetin dhe integritetin e saj territorial. Vetëm Rusia mund t’i japë fund luftës së saj të paprovokuar sot. Derisa ta bëjë këtë, ne do të qëndrojmë të bashkuar me Ukrainën për aq kohë sa ajo merr”, shtoi Blinken.
Ndihma përfshin dërgesën e pajisjeve ushtarake nga stoqet ekzistuese të SHBA-së në vlerë prej 425 milionë dollarësh, si dhe ndihmë prej 1,75 miliardë dollarësh nga Iniciativa e Pentagonit për Asistencën e Sigurisë së Ukrainës.
Raketat HIMARS me rreze të gjatë njihen si bomba me diametër të vogël të lëshuar nga toka (GLSDB) dhe do t’u lejojnë forcave ukrainase të kenë një distancë më të madhe nga e cila do të godasin objektivat duke përdorur sistemet raketa-hedhëse.
“Kjo do t’u mundësojë atyre përsëri të kryejnë operacione në mbrojtje të vendit të tyre dhe të marrin përsëri territorin e tyre sovran në zonat e pushtuara nga Rusia”, tha zëdhënësi i Pentagonit, Patrick Ryder.
Raketat kanë një rreze prej 150 kilometrash, sipas një dokumenti nga Boeing, i cili prodhon GLSDB./FolDrejt/