Vendimi i lë autoritetet e Uashingtonit të hapura për të zbatuar plotësisht ligjet anti-dumping.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do ta trajtojnë më ekonominë ruse si një ekonomi tregu në procedurat e saj antidumping, njoftoi sot Departamenti Amerikan i Tregtisë, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.
Vendimi i lë autoritetet e Uashingtonit të hapura për të zbatuar plotësisht ligjet anti-dumping për të kundërshtuar atë që Departamenti i Tregtisë i karakterizoi si “shtrembërime të tregut të shkaktuara nga ndërhyrja në rritje e qeverisë ruse në ekonominë e tyre”./FolDrejt/