SHBA thuhet se nuk do t’i japë Ukrainës drone të avancuar për të shmangur një përshkallëzim me Rusinë, sipas Wall Street Journal.
Kievi është lutur për armët për muaj të tërë. Vendimi i administratës Biden pasqyron kufirin e llojeve të armatimit që Uashingtoni është i gatshëm të sigurojë për mbrojtjen e Ukrainës, vuri në dukje WSJ, raporton The Guardian, transmeton Fol Drejt.
Një raport i publikuar vonë të mërkurën thoshte:
“Pentagoni e refuzoi kërkesën bazuar në shqetësimet se ofrimi i dronëve Grey Eagle MQ-1C mund të përshkallëzonte konfliktin dhe t’i sinjalizonte Moskës se SHBA po siguronte armë që mund të synonin pozicionet brenda Rusisë, thanë zyrtarët amerikanë dhe njerëz të tjerë të njohur me vendimin.”/FolDrejt/