SHBA ka përsëritur se nuk inkurajon apo mundëson sulme brenda Rusisë, shkruan Sky News, transmeton Fol Drejt.
Deklarata nga një zëdhënës i Departamentit të Shtetit të SHBA-së erdhi pasi ministria ruse e Mbrojtjes tha se rrëzoi tre drone që u përpoqën të sulmonin Moskën herët në mëngjes.
Ukraina mund të vendosë se si të mbrohet nga pushtimi rus, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.
Ai shtoi se Rusia mund t’i japë fund luftës në çdo kohë duke u tërhequr nga Ukraina.