Këshilltari amerikan për Sigurinë Kombëtare, Jake Sullivan, tha se nuk ka marrë kërkesë nga Brazili për ekstradimin e ish-presidentit brazilian Jair Bolsonaro, i cili dyshohet se ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).
Sullivan, i cili ishte pjesë e delegacionit të presidentit amerikan Joe Biden, në samitin e liderëve të Amerikës së Veriut në Mexico City, kryeqyteti i Meksikës, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Sullivan përsëriti mbështetjen e SHBA-së për presidentin e ri Luiz Inacio Lula da Silva, pavarësisht veprimeve të dhunshme të qindra ekstremistëve djathtistë, mbështetës të ish-presidenti Jair Bolsonaro në Brazil.
I pyetur nëse Bolsonaro, për të cilin pretendohet se ndodhet në Florida në SHBA-së, do të ekstradohet në vendin e tij, Sullivan tha se nuk mund të fliste me siguri për vendndodhjen e tij, sepse ata nuk kishin kontakt të drejtpërdrejtë me Bolsonaron.
Sullivan tha se ata nuk kanë marrë ende asnjë kërkesë nga qeveria braziliane në lidhje me ekstradimin e ish-presidentit brazilian.
Lidhur me statusin e vizës të Bolsonaros, Sullivan tha se më mirë do të ishte që Departamenti Amerikan i Shtetit të jepte një deklaratë, jo ai./FolDrejt/