Departamenti i Shtetit të ShBA-së njoftoi se në kuadër të Programit të Shpërblimeve për Drejtësi (RFJ) do të ofrojë shpërblim deri në 10 milionë dollarë për ata që japin informacion rreth 6 oficerëve të inteligjencës ushtarake ruse me arsyen se kanë pasur role në sulmet kibernetike të ndërmarra ndaj strukturave kritike në vend.
Në një deklaratë nga Departamenti thuhet: “RFJ po kërkon informacion për rolet që kanë pasur 6 oficerë të Drejtorisë Kryesore të Inteligjencës (GRU) të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Federatës së Rusisë, në një komplot kriminal që përfshin aktivitete kibernetike me qëllim të keq së ndikojnë infrastrukturat kritike të SHBA-së”, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Më tej thuhet se këta oficerë veprojnë me udhëzim ose nën kontrollin e qeverisë ruse.
“Punonjësit e GRU, Yuriy Sergeyevich Andrienko, Sergey Vladimiroviç Detistov, Pavel Valeryevich Frolov, Anatoliy Sergeyevich Kovalev, Artem Valeryevich Ochichenko dhe Petr Nikolayevich, kanë qenë pjesë e një komploti që përhapte programe shkatërruese dhe me qëllime të këqija dhe që nëpërmjet qasjes pa autorizim në kompjuterët e viktimave kanë kryer veprime shkatërruese në interesa strategjike të Rusisë. Të gjithë 6 personat në fjalë punojnë në njësinë NR.74455 të GRU e cila nga hulumtuesit e sigurisë kibernetike njihen si Sandworm Team, Telebots, Voodoo Bear dhe Iron Viking”.
“Këto janë ekipe të cilët më 27 qershor 2017 kanë infektuar nëpër kompjuterët në mbarë botën, kryesisht në SHBA programin me qëllim të keq që njihet edhe si NotPetya”, thuhet në deklaratën në të cilën bëhet e ditur se ky sulm kibernetik ka dëmtuar sistemin shëndetësor Heritage Valley, prodhuesin farmaceutik në Pensilvaninë Perëndimore dhe kompjuterët e komplekseve shëndetësore dhe të spitaleve të tjera të sektorit privat në SHBA.
Sulmet e këtij ekipi i kanë kushtuar rreth 1 miliard dollarë dëme institucioneve të ShBA-së dhe këta persona më 15 tetor 2020 janë akuzuar në një gjykatë federale për krimet “pirateri kompjuterike, mashtrim elektronik, dëmtim të kompjuterëve të mbrojtur dhe vjedhje të identitetit”./FolDrejt/