Pas të shtënave të djeshme në një shkollë në qytetin e Nashville të Tenesit, ku mbetën të vrarë gjashtë persona, duke përfshirë tre fëmijë, presidenti amerikan Joe Biden i bëri thirrje Kongresit amerikan që të miratojë një ndalim për mbajtjen e armëve të zjarrit.
“Ne duhet të bëjmë më shumë për të ndaluar dhunën me armë. Ajo po copëton komunitetet tona. Unë po i bëj përsëri thirrje Kongresit që të miratojë një ndalim të armëve sulmuese,” tha Biden në Shtëpinë e Bardhë, raporton Reuters.
Personi i armatosur nga Nashville ishte një grua 28-vjeçare që sulmoi shkollën me të paktën dy pushkë sulmi dhe një pistoletë para se të vritej, tha policia, transmeton Fol Drejt.