Një pasagjer i linjës ajrore amerikane “Delta Airlines” është arrestuar pasi ka hapur vetë derën e avionit dhe ka zbritur nga një “rrëshqitje” e fryrë teksa avioni po përgatitej të nisej nga Los Angeles në Seattle, thonë zyrtarë të SHBA-së.
Njoftoi Administrata Federale e Aviacionit (FAA).
Incidenti në fluturimin Delta ndodhi të shtunën, kur avioni ndodhej në Aeroportin Ndërkombëtar të Los Anxhelosit, shtoi FAA, përcjell Fol Drejt.
Boeing 737 ishte në pistë dhe gati të ngrihej, kur një pasagjer hapi derën, aktivizoi një rrëshqitje të fryrë dhe rrëshqiti jashtë, raportoi CNN./FolDrejt/