Ish-zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence, ka marrë një thirrje nga këshilltari special i Departamentit të Drejtësisë, Jack Smith, në lidhje me hetimin ndaj ish-presidentit Donald Trump dhe rolin e tij në trazirat në Kapitol më 6 janar, tha një burim i paidentifikuar për CNN.
Zyra e Smith po kërkon dokumente dhe dëshmi për 6 janar 2021, kur mbështetësit e Trump sulmuan Kongresin, duke pretenduar se zgjedhjet presidenciale u vodhën dhe pesë persona humbën jetën, përcjell Fol Drejt.
Pences i kërkohet të dëshmojë për marrëdhënien e tij me Trump përpara zgjedhjeve të nëntorit 2020 dhe në ditën e trazirave të Kapitolit./FolDrejt/