“Moska po zgjedh të mbyllë tubacionin,” tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.
Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë akuzoi sot Rusinë për përdorimin e energjisë si armë pasi ndaloi rrjedhën e gazit natyror përmes gazsjellësit Nord Stream 1 dhe tha se sanksionet e SHBA ndaj Moskës nuk po pengojnë funksionimin e linjës më të madhe të furnizimit me energji në Evropë, shkruan protothema, transmeton Fol Drejt.
“Rusia përdor energjinë si armë dhe zgjedh të mbyllë tubacionin”, tha zyrtari. Rusia fajëson “Perëndimin kolektiv” për problemet që krijon në furnizimet me gaz natyror .
“SHBA dhe Evropa po punojnë së bashku për të siguruar furnizime adekuate. Si rezultat i këtyre përpjekjeve, rezervat evropiane të gazit do të mbushen gjatë sezonit kritik të ngrohjes dimërore. Duhet të punojmë më shumë për këtë”, tha zyrtari./FolDrejt/