Disa njerëz vdiqen kur dy helikopterë ushtarakë amerikanë u përplasën në Trigg County, Kentucky, pranë bazës ajrore Fort Campbell.
Dy HH60 Blackhawks po kryenin një stërvitje rutinë rreth orës 22:00 sipas kohës lokale kur u përplasën, tha për Fox News Digital, drejtoresha e Marrëdhënieve me Publikun e Fort Campbell, Brendalyn Carpenter-Player.
“Ekuipazhi po fluturonte me helikopterë Blackhawk gjatë stërvitjes rutinë kur ndodhi incidenti. Statusi i anëtarëve të ekuipazhit nuk dihet për momentin. Komanda aktualisht është e fokusuar në kujdesin për ushtarët dhe familjet e tyre,” tha Carpenter-Player, transmeton Fol Drejt.