SHBA po pezullon përkohësisht disa programe të ndihmës së huaj të përdorura nga qeveria e Nigerit, por do të vazhdojë të ofrojë ndihmë humanitare dhe ndihma ushqimore, tha Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken.
Blinken tha të premten se ndihma e SHBA për qeverinë e Nigerit varet nga qeverisja demokratike dhe respektimi i Kushtetutës.
“Ne mbetemi të përkushtuar për të mbështetur popullin e Nigerit për t’i ndihmuar ata të ruajnë demokracinë e tyre të fituar me vështirësi dhe përsërisim thirrjen tonë për rivendosjen e menjëhershme të qeverisë së zgjedhur në mënyrë demokratike të Nigerit,” tha Blinken, raportoi Reuters.