Patrick McCaughey, një nga pjesëmarrësit në trazirat e dhunshme në Kongresin Amerikan në janar 2021, u dënua me shtatë vjet e gjysmë burg dhe dy vjet lirim të mbikëqyrur.
McCaughey, për të cilin prokurorët kërkuan një dënim me 15 vjet burg, u dënua me akuzën se përdori një mburojë të vjedhur policie për të goditur një oficer policie që po qëndronte në hyrje të ndërtesës së Kongresit.
Në shpjegimin e vendimit, gjykatësi i qarkut Trevor McFadden tregoi se McCaughey ishte një shembull i rrezikut dhe tmerrit të trazirave të kryera më 6 janar 2021, raporton Zëri i Amerikës, transmeton Fol Drejt.