Administrata Biden po planifikon të vendosë kontrolle të reja të eksportit dhe një raund të ri sanksionesh ndaj Rusisë, duke synuar industritë kryesore, raporton Bloomberg News.
Sipas Al Jazeeras, sanksionet e reja do të synojnë sektorët e mbrojtjes dhe energjisë së Rusisë, institucionet financiare dhe disa individë, thuhet në raport./FolDrejt/