Shtetet e Bashkuara njoftuan sot se do të ofrojnë 85 milionë dollarë ndihmë urgjente humanitare për Turqinë dhe Sirinë, pas tërmeteve të forta që goditën këto vende dhe vranë më shumë se 21 mijë njerëz.
Njoftimi nga Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) erdhi menjëherë pasi sekretari amerikan i shtetit Anthony Blinken foli me ministrin e Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu, që ishte biseda e tyre e dytë në katër ditë, kujton Reuters.
“Ky financim i ri është për të mbështetur partnerët humanitar të USAID-it për të ofruar ndihmën e nevojshme urgjente për miliona njerëz në Turqi dhe Siri,” tha USAID në një deklaratë, transmeton Fol Drejt.