Pentagoni ka njoftuar një paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainën , në vlerë totale 775 milionë dollarë , e cila përfshin kryesisht raketa për sistemet e lëshimit të shumëfishtë të Himars.
Sipas një zyrtari të Departamentit të Mbrojtjes, paketa përfshin gjithashtu 15 dronë vëzhgimi pa pilot Scan Eagle , rreth 1000 raketa antitank Javelin dhe, për herë të parë, 40 automjete MaxxPro MRAP rezistente ndaj minave. Predha të përputhshme me sistemet e armëve britanike që Londra u ka dhënë ukrainasve do të vihen gjithashtu në dispozicion të Kievit, shkruan protothema, transmeton Fol Drejt.
I njëjti zyrtar tha se kjo është hera e parë që SHBA u jep forcave ukrainase drone Scan Eagles, por një vend tjetër tashmë e ka furnizuar Ukrainën me to në të kaluarën, pa dhënë detaje.
Me këtë paketë të re, ndihma ushtarake amerikane për Ukrainën pas 24 shkurtit tani është 10.6 miliardë dollarë.
Zyrtari vuri në dukje se ka pasur një ” mungesë të plotë progresi ” nga forcat ruse në fushën e betejës, e cila i është atribuar pjesërisht përdorimit të sistemeve amerikane Himars nga ukrainasit. Por ai pranoi se forcat ukrainase nuk e kanë rimarrë territorin, megjithëse ” ne shohim një dobësim të qartë të pozicioneve ruse në shumë zona “.
Edhe pse SHBA-ja deri më tani ka siguruar se po dërgon vetëm armë “mbrojtëse” në Ukrainë, zyrtari la të kuptohet se qëllimi tani është të mbështesë forcat ukrainase në kundërofensivë që ata po përgatiten për të rimarrë qytetin jugor të Khersonit. “Armët kundër minave janë një shembull i mirë i nevojave që kanë ukrainasit për të avancuar forcat e tyre dhe për të rimarrë territorin ”, vuri në dukje ai./FolDrejt/