Sipas Bloomberg News, Shtetet e Bashkuara po përgatiten të vendosin një tarifë prej 200 për qind ndaj aluminit të prodhuar nga Rusia brenda kësaj jave, raporton Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
Raporti thoshte se ShBA-ja po synon metalin rus pasi Moska ka hedhur alumin në tregun amerikan dhe ka dëmtuar kompanitë amerikane, duke cituar njerëz të njohur me këtë çështje.
Lëvizja është menduar prej muajsh, shtoi raporti. /FolDrejt/