SHBA thuhet se po planifikon të vendosë sanksione të reja kundër Rusisë për të ndëshkuar Moskën për përdorimin e dronëve iranianë në Ukrainë, raporton Reuters.
Duke cituar dy zyrtarë amerikanë, u tha se sanksionet do të vendosen sipas Aktit Global Magnitsky, një ligj i vitit 2016 që autorizon qeverinë amerikane të sanksionojë zyrtarët e huaj të qeverisë që konsiderohen si shkelës të të drejtave të njeriut, të ngrijë asetet e tyre dhe t’i ndalojë ata të hyjnë në SHBA, shkruan Sky News, transmeton Fol Drejt.
Në fillim të kësaj jave, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha se SHBA-të kishin parë ofrimin e vazhdueshëm të dronëve iranianë për Rusinë./FolDrejt/