SHBA po shqyrton mundësinë që t’i jap Ukrainës pajisje të mbrojtjes ajrore HAWK, shkruan Reuters, përcjell Fol Drejt.
Shtetet e Bashkuara po konsiderojnë t’i ofrojnë Ukrainës pajisje të mbrojtjes ajrore HAWK për ta ndihmuar atë të mbrohet nga sulmet me dron dhe raketa ruse, raportoi Reuters më 25 tetor, duke cituar dy zyrtarë të paidentifikuar amerikanë. Raketat përgjuese HAWK do të ishin një përmirësim i sistemeve të raketave më të vogla dhe me rreze më të shkurtër veprimi Stinger që tashmë janë në përdorim nga Forcat e Armatosura të Ukrainës, sipas Reuters. /FolDrejt/