Policia e Karolinës së Jugut ka arrestuar një 22-vjeçar, të identifikuar si Javene Price, si të dyshuar për sulmin dhe të shtënat në një qendër tregtare në Kolumbia, ku mbetën të plagosur 14 persona.
Price ishte në mesin e tre të arrestuarve pas të shtënave, tha kreu i policisë në Kolumbi, Skip Holbrooke, shkruan AP, përcjell FolDrejt.
“Ne nuk besojmë se ky ishte një aksident. Ne mendojmë se ata e njihnin njëri-tjetrin dhe se diçka çoi në të shtënat,” tha Holbrooke./FolDrejt/