Presidenti i SHBA-së, Biden, do të bisedojë sot me kryeministrin e Indisë, Narendra Modi, përmes një lidhjeje video, njoftoi Shtëpia e Bardhë.
“Presidenti Biden do të vazhdojë konsultimet aleate mbi pasojat e luftës brutale të Rusisë kundër Ukrainës dhe do të zbusë ndikimin destabilizues në furnizimet globale të ushqimit dhe mallrave”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jennifer Psaki.
Zëvendës Këshilltari Ekonomik Kombëtar i SHBA, Dalep Singh, i cili së fundmi vizitoi Indinë, tha se Shtetet e Bashkuara nuk do të vendosin asnjë vijë të kuqe për Indinë në lidhje me importet e energjisë nga Rusia, “por gjithashtu nuk do të bëjnë një përshpejtim për blerje”, shkruan Reuters, transmeton FolDrejt.