Sipas Thesarit të ShBA-së, rusët po përpiqen të përdorin Turqinë për të anashkaluar sanksionet perëndimore.
Zëvendës Sekretari i Thesarit, Wally Adeyemo e tha këtë gjë gjatë një telefonate me zëvendësministrin e Financave të Turqisë, Yunus Elitas, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
“Dyshja po diskutonin përpjekjet e vazhdueshme për të zbatuar sanksionet”, thuhet në deklaratën e Departamentit të Thesarit.