Kompania amerikane e teknologjisë së hapësirës ajrore dhe mbrojtjes “Northrop Grumman” prezantoi avionin e saj të ri B-21 “Raider”, i pari në flotën e re të bombarduesve bërthamorë stealth me rreze të gjatë të destinuar kryesisht për nevojat e Forcave Ajrore të SHBA.
Avioni u zbulua në një ceremoni në Palmdale, Kaliforni, ku vizitorët mund të shihnin bombarduesin e ri, raportoi Reuters, transmeton Fol Drejt.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin tha se nuk ishte thjesht një aeroplan tjetër, por një tregues i vendosmërisë së SHBA-së për të mbrojtur veten./FolDrejt/