Zyra e Prokurorisë Federale të SHBA-së njoftoi se ka prova se Donald Trump ishte informuar se nuk mund të mbante asnjë dokument të klasifikuar pasi u thirr për t’i kthyer ato vitin e kaluar.
Në një deklaratë, zyra e prokurorit thekson se po heton nëse dështimi i mëvonshëm i Trump për të përmbushur plotësisht urdhrin e gjykatës ishte një akt i qëllimshëm pengimi nga ish-presidenti, raporton e përditshmja londineze Guardian, përcjell Fol Drejt.
Paralajmërimi i mëparshëm, i dorëzuar Trumpit nga avokati i tij Evan Corcoran, mund të jetë i rëndësishëm në hetimin penal të trajtimit të materialeve të klasifikuara nga Trump, pasi dëshmon se ish-presidenti amerikan dinte për urdhrin e gjykatës./FolDrejt/