Senatorët demokratë dhe republikanë kanë prezantuar një projekt-ligj që do të ndalonte presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të tërhiqte vendin nga NATO pa miratimin paraprak nga Senati.
“Presidenti nuk do të pezullojë, të përfundojë, të anulojë ose të tërheqë Shtetet e Bashkuara nga Traktati i Atlantikut të Veriut, i nënshkruar në Uashington më 4 prill 1949, përveç me këshillën dhe pëlqimin e Senatit”, thuhet në dokumentin e parë nga Reuters.
Propozuesit kryesorë të projektligjit janë senatori demokrat Tim Kaine dhe senatori republikan Marco Rubio, dhe projektligji është propozuar disa herë në vitet e fundit, veçanërisht gjatë mandatit të Donald Trump./FolDrejt/