SHBA-ja ka refuzuar apelin për vendet evropiane të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, për të imponuar ndalimin e përgjithshëm të udhëtimit ndaj shtetasve rusë, duke theksuar se është e rëndësishme që të bëhet dallimi midis veprimeve të Kremlinit dhe popullit rus.
Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit theksoi përpjekjet e SHBA-së për të imponuar kosto ndaj Rusisë në përgjigje të luftës gjysmë-vjeçare mbi Ukrainën. Kjo tashmë ka përfshirë vendosjen e kufizimit të vizave ndaj zyrtarëve rusë, përfshirë 5 mijë individualë, që kur Moska filloi luftën në muajin shkurt, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
“Ne do të vazhdojmë të identifikojmë ata që janë të përfshirë në pushtimin rus dhe do të promovojmë llogaridhënien për sjelljen e tyre. Ne po shikojmë të gjitha mjetet për të kërkuar llogari nga Kremlini”, tha zëdhënësi përmes postës elektronike në kushte anonimiteti.
“SHBA nuk do të dëshironte të mbyll shtigjet drejt strehimit dhe sigurisë për disidentët e Rusisë ose të tjerët që janë të cenueshëm ndaj abuzimeve të të drejtave të njeriut. Ne kemi qenë gjithashtu të qartë se është e rëndësishme të vihet një vijë midis popullit të Rusisë dhe veprimeve të qeverisë ruse dhe politikave të saj në Ukrainë”, theksoi ai.
Më 8 gusht, Zelenskyy apeloi deri te kombet evropiane që të ndalojnë hyrjen e rusëve në vendet e tyre, respektivisht duke theksuar në një intervistë për ‘Washington Post’ se “sanksionet më kyçe janë mbyllja e kufijve, sepse rusët po ia marrin tokën dikujt tjetër”.
Ideja ka fituar disa tërheqje midis disa partnerëve evropianë të Ukrainës, përfshirë kryeministren finlandeze, Sanna Marin, e cila mbështeti ndalimin e vizave turistike për rusët dhe i bëri thirrje BE-së të miratojë politika në të gjithë bllokun.
Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara (OKB), mbi 5.500 civilë janë vrarë në Ukrainë që kur Rusia filloi luftën më 24 shkurt, me afër 7.900 të plagosur./FolDrejt/