Kryetarja e Komitetit Kombëtar Republikan (RNC), Rona McDaniel, tha se të gjithë anëtarët e partisë që duan të marrin pjesë në debatet për zgjedhjen e kandidatit republikan për president në zgjedhjet e 2024, do të duhet të nënshkruajnë një dakordim.
Sipas saj, të gjithë delegatët që synojnë të marrin pjesë në zgjedhjet paraprake për kandidatët e Partisë Republikane do të duhet të nënshkruajnë një dakordim për të mbështetur kandidatin fitues të partisë, raporton London Guardian.
Rona McDaniel, e cila ka kryesuar RNC-në që nga viti 2017, i tha CNN se të gjithë delegatët duhet të nënshkruajnë një dakordim besnikërie edhe pse lista përfundimtare e kritereve për debatet nuk është publikuar ende, transmeton Fol Drejt.