Në bazë të votave të numëruara deri më tani në zgjedhjet për Kongresin Amerikan, republikanët kanë një avantazh të lehtë ndaj demokratëve në garën për Senat me 49 vende të fituara kundrejt 48, ndërsa avantazhi i republikanëve në garën për kontrollin e Dhoma e Përfaqësuesve është pak më e lartë – 209 vende të fituara kundrejt 191 .
Senatori aktual i shtetit të Xhorxhias, Raphael Warnock, një demokrat dhe kandidati republikan Herschel Walker do të përballen në balotazhin e Senatit më 6 dhjetor, pasi asnjëri nuk mori shumicën e kërkuar ligjore në raundin e parë.
Gara për kontrollin e Senatit do të vendoset nga rezultatet e zgjedhjeve në tre shtete federale – Xhorxhia, Nevada dhe Arizona, shkruan CNN, transmeton Fol Drejt.