Të dhënat e reja tregojnë se niveli i lindjeve në Shtetet e Bashkuara ra ndjeshëm mes komuniteteve racore kryesore dhe për çdo grupmoshë gjatë vitit të kaluar. Ekspertët pjesërisht fajësojnë për këtë pasigurinë e shkaktuar nga koronavirusi, por ata gjithashtu thonë se rënia e madhe e nivelit të lindjeve gjatë pandemisë në Shtetet e Bashkuar reflekton prirjet për një kohë të gjatë në vendet e tjera të zhvilluara.
Të dhënat e reja tregojnë se vitin e kaluar ritmi i lindjeve në Shtetet e Bashkuara shënoi uljen më të madhe brenda një viti në gati 50 vjet.
Rënia prej katër përqind e ritmit të lindjeve përfshiu çdo racë dhe etni të madhe dhe pothuajse çdo grupmoshë, madje edhe gratë e moshave 30 dhe 40 vjeçare, që në vitet e kaluara kishin parë rritje të nivelit të lindjeve.
“Midis vitit 2019 dhe 2020, ne pamë një rënie prej katër përqind si në numrin e lindjeve ashtu edhe në nivelin e përgjithshëm të lindshmërisë, e cila ishte pak e jashtëzakonshme”, tha në një intervistë për Zërin e Amerikën eksperti i Qendrës Kombëtare për Statistikat e Shëndetit, Brady Hamilton.