Rreth 18,000 lopë u vranë në një shpërthim në një fermë në shtetin amerikan të Teksasit, njoftuan autoritetet lokale.
Në një shpërthim në një fermë pranë qytetit Dimita, i cili ndodhi këtë javë, një person është plagosur rëndë dhe ndodhet në gjendje kritike, raporton BBC.
Autoritetet dyshojnë se një makinë në fermë shkaktoi shpërthimin e gazit të metanit gjatë natës midis të hënës dhe të martës./FolDrejt/