Shtetet e Bashkuara vlerësojnë se rreth 200,000 rusë janë vrarë ose plagosur në luftën kundër Ukrainës, tha Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken në Konferencën e Sigurisë në Mynih dhe vlerësoi se kostoja e luftës njëvjeçare është më e lartë për Rusinë, transmeton Hina duke iu referuar një raporti të agjencisë gjermane DPA.
“Ne kemi më shumë se një milion rusë që janë larguar nga vendi i tyre sepse nuk duan të jenë pjesë e kësaj lufte dhe drejtimit në të cilin po shkon vendi,” tha Blinken.
Ai deklaroi, siç raportohet nga agjencia DPA, se 1000 ose më shumë kompani kanë ndaluar së bëri biznes në Rusi për shkak të frikës se mos dëmtojnë reputacionin e tyre.
“Shikoni çfarë ndodhi, çfarë i bëri Putin vendit të tij,” tha Blinken./FolDrejt/