SHBA-ja njoftoi se ka kryer sulme “vetëmbrojtjeje” ndaj 4 raketave anti-anije dhe një mjeti ajror pa pilot (UAV) që u përkisnin Huthive të mbështetur nga Irani në Jemen.
Në lidhje me këtë çështje është bërë një deklaratë në platformën X të mediave sociale të Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM), shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Në deklaratë thuhet se “Forcat e CENTCOM kryen sulme ‘vetëmbrojtjeje’ kundër 4 baterive të lëvizshme të raketave anti-anije (ASCM) dhe një UAV në rajonet e kontrolluara nga Huthit të mbështetur nga Irani”.
“Forcat e CENTCOM-it rrëzuan 3 UAV të lëshuar në Gjirin e Adenit nga rajoni i kontrolluar nga Huthit. Sulmet synojnë të mbrojnë lirinë e lundrimit dhe t’i bëjë ujërat ndërkombëtare më të sigurta për marinën amerikane dhe anijet tregtare”, thuhet në deklaratë.