Numri i personave të vdekur nga koronavirusi në SHBA është rritur në 564.387, prej të cilëve 912 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins.
Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në 31.423.436, me 75.739 raste të regjistruara në 24 orët e fundit.
Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 3,70 milionë raste të konfirmuara dhe 60.717 të vdekur.
Në SHBA deri më tani mbi 123 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, kurse mbi 76 milionë dozën e dytë.