Shtëpia e Bardhë tha se Rusia ka kryer krime lufte në Ukrainë dhe se përgjegjësit për këtë duhet të japin llogari, raporton Anadolu, transmeton Fol Drejt.
Zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Adrienne Watson dha një deklaratë me shkrim për Anadolu lidhur me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP) për arrestimin e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.
“Nuk ka dyshim se Rusia ka kryer krime lufte dhe mizori në Ukrainë. Ne kemi qenë të qartë që ndaj përgjegjësve duhet të kërkohet llogari. Prokurori i GJNP-së është një aktor i pavarur dhe jep vendimet e tij duke parë provat para tij. Duam që autorët e krimit të luftës të japin llogari”, deklaroi Watson.
GJNP në kuadër të hetimit të kryer lidhur me krimet e luftës në Ukrainë njoftoi se për presidentin rus, Vladimir Putin dhe komisioneren ruse për të drejtat e fëmijëve, Maria Alekseyevna Lvova-Belova ka lëshuar urdhër arresti me arsyen e kryerjes së krimit të luftës./FolDrejt/