Rusia po gjuan raketa të paarmatosura të projektuara për të mbajtur koka bërthamore në objektivat në Ukrainë, në përpjekje për të varfëruar rezervat e mbrojtjes ajrore të Kievit, tha një zyrtar i lartë ushtarak amerikan.
Zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti, i bëri komentet kur iu kërkua koment mbi një raport të inteligjencës ushtarake britanike që thoshte se Rusia “me siguri” po hiqte kokat bërthamore nga raketat e lundrimit dhe po i gjuante ato në Ukrainë, raporton Reuters.
“Kjo është sigurisht diçka që ata po përpiqen të bëjnë për të zvogëluar efektivitetin e sistemit të mbrojtjes ajrore të përdorur nga ukrainasit,” tha zyrtari, transmeton Fol Drejt.