Zyrtari i ministrisë amerikane deklaroi se këto masa janë pjesë e përpjekjeve për të arritur kthimin në Planin e Përbashkët Gjithëpërfshirës të Veprimit, marrëveshja e vitit 2015, sipas së cilës Teherani mori përsipër të kufizojë programin e tij bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj kompanive në Kinë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, si dhe një rrjet kompanish iraniane që ndihmojnë eksportin e produkteve petrokimike iraniane, në mënyrë që të rrisin presionin ndaj Teheranit për të rinovuar marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, tha ministria amerikane.
Departamenti amerikan i Thesarit njoftoi dje se kishte vendosur masa ndaj dy kompanive me bazë në Hong Kong, tre në Iran dhe katër në Emiratet e Bashkuara Arabe, si dhe një shtetas kinez dhe një shtetas indian, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.