Një numër rekord armësh zjarri iu sekuestruan pasagjerëve në aeroportet në të gjithë SHBA këtë vit, sipas përfaqësuesve të Administratës së Sigurisë së Transportit të SHBA.
Gjithsej 6301 armë u sekuestruan deri në mes të dhjetorit, 88 për qind e të cilave ishin të ngarkuara, raporton BBC, transmeton Fol Drejt.
SHBA pret që deri në fund të vitit 2022 të sekuestrohen 6600 armë, një rritje prej 10 për qind krahasuar me rekordin e vitit të kaluar./FolDrejt/