Siç thuhet, vendimi përfundimtar do të merret pas takimit të këshilltarëve ekspertë të Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave.
Koordinatori i përgjigjes së Shtëpisë së Bardhë, Ashish Ja tha sot se ai pret që Administrata e Ushqimit dhe Barnave të SHBA-së të miratojë përdorimin e vaksinës Moderne te fëmijët nën moshën pesë vjeç në javët e ardhshme, transmeton Fol Drejt.
Moderna ka përfunduar aplikimin e saj dhe ekspertët nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave po shqyrtojnë me kujdes të dhënat, tha Ja për ABC./FolDrejt/