Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka bërë me dije të enjten, se një anije amerikane ka “shkatërruar” totalisht një dron iranian i cili patrullonte në Gjirin e Hormuzit dhe ju afrua shumë afër anijes amerikane, shkruan foldrejt.com.
Poashtu droni iranian kishte injoruar disa herë thirrjet për të ndërruar drejtimin. Ai u rrëzua kur ishte 1000 metra afër anijes amerikane.
Trump tha se veprimet e dronit duke iu afruar anijes USS Boxer, janë “i fundit mes shumë veprimeve provokative dhe armiqësore kundër anijeve që veprojnë në ujërat ndërkombëtare”.
Rrëzimi i dronit iranian i rrit më tej tensionet tashmë të larta në rajonin e Gjirit.
Incidenti vjen katër javë pasi Irani hodhi rrëzoi një dron amerikan vëzhgimi që fluturonte mbi hapësirën ajrore ndërkombëtare në të njëjtën zonë./Foldrejt.com