Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA ka tejkaluar 492 mijë.
Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 103.028, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 28.108.584.
Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 18,41 milionë të infektuar, ndërsa numri i testeve të kryera ka shkuar në mbi 332,13 milionë.
Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar India me mbi 10,89 milionë raste dhe Brazili me mbi 9,76 milionë.