Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, përcolli ngushëllimet pas shpërthimit në minierën në provincën Bartın në Turqine veriore, ku humbën jetën të paktën 41 persona.
“Jemi të pikëlluar nga humbja tragjike e jetëve nga shpërthimi i minierës në Bartın”, shkroi Blinken në Twitter, duke shtuar: “Dërgojmë ngushëllimet tona më të thella për familjet dhe të dashurit e viktimave dhe urimet tona për shërim të plotë për të lënduarit”, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Të paktën 110 minatorë po punonin nën tokë kur ndodhi shpërthimi mbrëmjen e së premtes.
Sipas ministrit të Energjisë Fatih Dönmez, gjetjet fillestare tregojnë se shpërthimi u shkaktua nga gazrat e ndezshëm./FolDrejt/